Rreth nesh

Kuk Commerc

Kompania “KUK-COMMERC” që nga viti 1974, filloi veprimtarin si punëtori e vogël zejtare e cila aktivitetin e vet e ka zhvilluar në një lokal të vogël me mjete të pakëta. Kishte të punësuar pronarin dhe një punëtor, të cilët kanë prodhuar dhe riparuar mjete bujqësore si sëpata, kazma, lopata, pluxhe etj. Ndërsa nga llamarina janë punuar olluqe për shtëpi, koftorrë, shporeta etj. Në vitin 1989 u regjistrua si ndërmarrje prodhuese tregëtare me emrin “KUK-COMMERC”, dhe në rradhët e saj punëson një numër të konsideruar punëtorësh, ndërsa tani në gjirin e vet Kompania ka më së 50 punëtor të kualifikuar në lëmitë përkatëse.

Sot kjo kompani rradhitët si kompani udhëheqëse në përpunimin e metalit në Kosovë si dhe në Ballkan. Në strategjin e vet Kompania “KUK-COMMERC” ka shumë prodhime. Në prodhimët e veta përdor materialin kualitativ, konstrukton dizajne të kualitetit më të lartë. Ofron çmime të volitshme, ofron punë të shpejtë dhe efikase. Me këtë strategji të punëve, prodhimet e shoqërisë “KUK-COMMERC” kanë arritur një kualitet të lartë Europian, më të cilin kualitet është ranguar në një pozicion të kënaqshëm në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar.

Kompania është e paisur shumë mirë me teknologji bashkëkohore dhe është e kyqur në të gjitha fazat dhe proceset e prodhimit, duke filluar nga vegëltorja deri te fazat finale të prodhimit. Prodhimet e Shoqërisë janë të pranishme në shume amvisëri Kosovare dhe hijeshojnë restorante ekskluzive, si dhe shumë objekte tregëtare, shkolla, spitale dhe objekte tjera. Shoqëria gjithmonë është në trend me teknologjinë dhe standardet bashkëkohore. Vlen të theksohet se N.P.T “KUK-COMMERC: është çertifikuar me standardin ISO 9001:2000 nga kompania TUV. Në kuadër të shoqërisë ”KUK-COMMERC” funksionon edhe kompania “Arifi Holding Company” si dhe Qëndra Turistike Rekreative “Arxhena”

 

 

Katalogjet

Reklama
Reklama

Visitoret

21896
TodayToday6
YesterdayYesterday85
This WeekThis Week150
This MonthThis Month652
All DaysAll Days21896
Statistik created: 2010-09-08T00:51:18-05:00
Your IP:38.107.191.97